“Solidariteti ynë me Ukrainën, gjëja më e natyrshme”, Rama në Pragë: Një mosmarrëveshje nuk mund të zgjidhet me ushtri

schedule11:33 - 31 Gusht, 2024

schedule 11:33 - 31 Gusht, 2024

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Forumin e sigurisë GLOBSEC 2024 në Pragë, ku pjesë e panelit është edhe kryeministrja daneze Mette Frederiksen dhe presidentin e Finlandës, Alexander Stubb.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë u shpreh se solidariteti i Shqipërisë për Ukrainën është i natyrshëm ndërsa shtoi se nuk mund të mbështetet një vend që mendon se konflikti zgjidhet me ushtri.

“Nuk ka interes, apo nevojë që ta shohësh Rusinë si aleat për aq kohë sa në Rusi ëndrra për një variant të caktuar të imperializmit qoftë në mënyrën e vjetër apo të re nuk do të zhduket. Jemi i vetmi vend në Evropë që prej vitit 1990 nuk ka pasur asnjë vizite as nga autoritetet e larta tona në Moskë apo e anasjellta. Më duhet të them se solidariteti ynë me Ukrainën, gjëja më e natyrshme sepse është e paimagjinueshme që në botën, Evropën dhe shekullin 21 çfarëdo pas një marrëveshje apo mënyrë të ndryshme të të kuptuarit të fqinjësisë nuk mund të zgjidhet duke dërguar një ushtri.”, tha Rama./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!