Pavarësisht situatës delikate politike javët e fundit midis Athinës zyrtare dhe Tiranës, kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim lidhur me situatën e zjarreve në Greqi. Kreu i qeverisë shprehet se është e trishtueshme që të shikosh vendin fqinj që ‘lufton’ me zjarret ndërsa shpreh solidaritet për situatën atje.
“Është shumë e trishtueshme të shikosh vendin tonë të bukur fqinj që vuan vazhdimisht nga zjarret, ndërsa populli i guximshëm grek dhe të gjithë ata në uniformë që luftojnë kundër shkatërrimeve të tilla meritojnë solidaritetin tonë të plotë dhe admirimin e thellë.??❤️??”, ka shkruar Rama në rrjete sociale.
It is so sad to watch our beautiful neighbouring country constantly suffer from wildfires, while the brave Greek people and all of them in uniform fighting against such devastations deserve our full solidarity and profound admiration??❤️?? pic.twitter.com/nr5sMwnBzU
— Edi Rama (@ediramaal) August 22, 2023
/abcnews.al