Soldout/ Stadiumi “Air Albania” sërish plot, të gjithë në mbështetje të Kombëtares për sfidën me Gjeorgjinë

schedule16:36 - 8 Shtator, 2024

schedule 16:36 - 8 Shtator, 2024

Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë për këtë vit në stadiumin “Air Albania” të martën ndaj Gjeorgjisë, në orën 20:45.

Pas triumfit spektakolar ndaj Ukrainës, Kombëtarja ka në program një tjetër ndeshje në shtator, këtë herë në shtëpinë e të gjithë shqiptarëve “Air Albania”, që do të jetë i mbushur plot në mbështetje të Shqipërisë.

Të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri – Gjeorgji, e vlefshme për UEFA Nations League janë shitur.

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të falënderojë të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm në stadiumin “Air Albania” më 10 shtator, në mbështetje të ekipit tonë Kombëtar dhe i fton të krijojnë një atmosferë të ngrohtë, pozitive dhe të tregojnë respekt ndaj ekipit kundërshtar.

ME JU, NE JEMI 12!

Të gjithë në mbështetje të ekipit Kombëtar. Forca Shqipëria! /FSHF