Dizenjatori i arbitrave në FSHF, Sokol Jareci zbuloi se sistemi VAR do të instalohet shumë shpejt edhe në Shqipëri. Sipas Jarecit, teknologjia do të jetë gati për sezonin 2021-2022.
I ftuar në emisionin “Pressing” në ABC News, dizenjatori i arbitrave në Fshf, Sokol Jareci bëri një deklarate të bujshme rreth instalimit të sistemit VAR në kampionatin shqiptar.
Jareci shpjegon se të martën do të bëhet hapi i parë, duke aplikuar në FIFA ndërkohë që do të kontaktohet nëpërmjet një videocall me zyrtarët e IFABIT të cilët pak ditë më parë sollën një email rreth kërkesave që duhet të bëjmë për sistemin VAR.
Sipas dizenjatorit të arbitrave në FSHF, procedurat kërkojnë rreth një vit e gjysmë kohë dhe sistemi VAR do të jetë gati në Shqipëri për sezonin 2021-2022. Jareci shpjegon si do të aplikohet fillimisht sistemi VAR në kategorinë superiorë./ABC News Albania 24/7