Sokol Balla jep zgjidhjen e krizës politike mes Ramës dhe Bashës

schedule22:15 - 24 Maj, 2019

schedule 22:15 - 24 Maj, 2019

Gazetari Sokol Balla i ftuar sot në Provokacija me gazetarin Mustafa Nano, ka ndarë opinionin e tij se cila do ishte zgjidhja e krizës politike mes Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste. Ai ka thënë se do ishte një zgjidhje shumë e mirë nëse Rama dhe Basha ulen dhe qeverisin vendin bashkë për një kohë të caktuar. Balla theksoi se qeverisja me dy kryeministra, do ishte një zgjidhje ku të dy, do të mund të kontrollonin njëri-tjetrin dhe do përgatisnin vendin për zgjedhjet e 2021.

Kam një zgjidhje, unë do thoja të vinte Basha bashkë me Ramën, të ishin dy kryeministra me të drejtë kundërfirme me njëri tjetrin, në mënyrë që të kontrollonin njëri tjetrin. E njëjta gjë të bëhej edhe në disa ministri kryesore, ku Partia Demokratike ka dyshimet e saj, të formohej një qeveri e një kalicioni të gjerë, e cila të përgatiste vendin për zgjedhjet e 2021, madje të shihnin mundësinë reale që ky vend të qeverisej për një afat kohor të caktuar nga një koalicion i madh. Shqipëria është një vend i vogël i ambicjeve të mëdha. Kjo e dy kryeministrave do ishte një zgjidhje që do të mund të çonte vendin në zgjedhjet e 2021. Në shqipëri vullneti politik i është mbivendosur kushtetutës, zgjidhja që them unë ndan përgjegjësitë por jo pushtetet”, tha gazetari./abcnews.al