Gazetari Sokol Balla i ftuar në “Provokacija” me gazetarin Mustafa Nano është ndalur të ndryshimet e situatës politike në vend.
Duke komentuar liderët politikë Balla u shpreh se ata i druhen listave të hapura. Më tej Balla theksoi se gazetarët tregohen më tolerant ndaj disa figurave politike, duke veçuar ish-kryeministrin Berisha dhe Presidentin Ilir Meta, ndërsa theksoi se me kryeministrin Rama janë treguar më këmbëngulës.
Balla është ndalur edhe te intervista ndaj kryeministrit Rama në emisionin e tij në “Real Story”, intervistë e cila nisi me debate dhe kritika mbi dhunën e ushtruar nga policia ditën e shembjes së Teatrit Kombëtar.
“Kryeminisitri u ul vetëm për t’i thënë që perceptimi publik është që mund të këmbëngulësh për diçka të re, por mund të përfundosh që të jesh vetëm”, tha Balla.
Balla u theksoi se televizionet mbeten mjetet mediatike më me influencë në Shqipëri. Ndërkohë ai u shpreh se shikuesit shqiptarë janë më të prirur drejt politikës.
Balla theksoi se partitë kryesore tradicionale nuk janë të interesuara për listat e hapura sepse i druhen faktit se në ato lista mund të dalë ndonjë individ shumë popullor.
“Liderët e partive kryesore i druhet listave të hapura, kjo tregon që kryetarët e partive nuk janë të interesuar që të fitojnë, por që të marrin “llokma” të mëdha të pushtetit”, u shpreh Balla.
Në terma televiziv Ramën e pëlqen apo e qorton?
Balla: Kur ishte kryetar bashkie, ishte faza më interesante, ndërsa kur veshi kostumin partiak nuk u bë më shumë argëtues. Pas 2017 u kthye në një personazh që e shikon edhe kur nuk e pëlqen.
Sa i përket ish-kryeministri Berisha ai u shpreh se shpeshherë, Berisha tolerohet gjatë programeve televizive.“Ne si gazetarë kemi problem me Berishen, nuk përballemi siç duhet me të”, ndërsa shtoi se edhe me Presidentin Ilir Meta gazetarët janë më të sjellshëm.
Sipas tij ndaj kryeministrit Rama gazetaret janë më këmbëngulës, sipas tij arsyeja është sepse ai tërheq debatin.
Për të lideri i opozitës Lulzim Basha ka një sjellje normale edhe pse shtoi se në fund të llogarisë qëndron Sali Berisha.
“Ka disa mënyra s si shihet karriera politike. Unë nuk shoh se si Erion Veliaj t’i kthehet Edi Ramës, por Rama e ndau karrierën e tij nga Fatos Nano”, u shpreh Balla.
Gjithashtu ai theksoi se Fatos Nano, Sali Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama nuk janë personazhe politikë të zakonshëm, ndërsa Basha dhe Veliaj janë personazhe politikë më të zakonshëm edhe pse Veliaj sipas tij është më aktiv.
“Në një parti që dominohet nga Berisha nuk mund t’i kërkojmë Bashës të bëjë diçka tjetër, ndërsa Partia Socialiste ka një këndvështrim më të ndryshe. Ka disa dorëzime pushteti që i janë lënë Edi Ramës në dorë. Por të kujtojmë çfarë ndodhi në shkuarën. Në vitin 2012 u zgjodh President një figurë e rëndësishme politike e Partisë Demokratike.
Një muaj pasi ai mori zyrën, Presidenti i republikës zgjodhi kreun e ri të shërbimeve sekrete, në shtator të atij viti u zgjodh Prokurori i ri i Përgjithshëm dhe po në vitin 2012 u zgjodhën shumica e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, ata që u shkarkuan nga “Vetting”, nga njerëz të afër të qeverisë. Në politikë ecet me një historik me të shkuarën, kështu është votuar në të shkuarën kështu ka ndodhur edhe tani. Ambasadorja e re Amerikane mesa duket nuk po humbet kohë, dhe shihet që një presion”, tha ndër të tjera Balla./abcnews.al