Eksperti i ekonomisë Pano Soko në një lidhje me “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka komentuar vendimet e bordit të transparencës në Shqipëri.
Soko tha se kjo nuk është zgjidhje, por show.
Sipas tij nëse qeveria do vërtetë të ndihmojë qytetarin ta bëjë atë me para duke i kompensuar.
“Natyrisht që janë shumë pak krahasuar me konsumin e përditshëm që kanë qytetarët. Normalisht ka nevojë për një shtesë të konsi9dferueshme nga nënproduktet e grurit për të kaluar te zarzavatet. Zgjedhja e këtyre 4 produkteve duket si një sitë propagande. Këtu kemi krijuar disa struktura që po krijojnë imazhin se sikur shteti po kujdeset për diçka. Shteti kur kujdeset kujdeset me para, jo me masa dhe matematikë. Nëse do donte shteti vërtetë ti jepte drejtim zgjedhjes së këtyre produkteve do të punonte me para. Nuk është se ka patur një projekt për të zgjidhur diçka. Nëse do të ndërhynte shteti i ka mekanizmat për t’i ulur çmimet. Qeveria duhet të japë para për të kompensuar atë çmim të rritur”, tha Soko.
/Abcnews.al/