Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Socialistët në fushatë/ Çupi: PS ka nisur përgatitjet, opozita ende asgjë!

schedule13:54 - 3 Tetor, 2025

schedule 13:54 - 3 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë premte në orën 16:30 strukturat politike të Tiranës.

Synimi i kësaj mbledhjeje është mobilizimi dhe koordinimi i strukturave për zgjedhjet e parakohshme të 9 nëntorit në kryeqytet.

Analisti Frrok Çupi i ftuar në “News Line” në ABC News, u shpreh se socialistët kanë nisur përgatitjet e tyre dhe se kanë nxjerrë kandidatët. Po ashtu nënvizoi se fushata pritet të jetë e ngjeshur duke qenë edhe shumë e shkurtër.

“Besoj se do të jetë një fushatë e ngjeshur, shumë e shkurtër. 2027 po vjen duhet të na gjejë gati për t’u dorëzuar në BE. Aspekti i dytë është fakti se gjithçka është shumë e qartë, PS ka nisur përgatitje, ka nxjerrë kandidatin, ndërsa kemi edhe parti të tjera që ende nuk kemi kandidat. Kemi edhe pesë bashki të tjera që më vjen keq që askush nuk flet më për të”, tha më tej ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!