Pas Vorës dhe Rrogozhinës, Partia Socialiste ka marrë një tjetër fitore në Lushnje.
Eriselda Sefa nga radhët e Partisë Socialiste ka marrë rreth 59% të votave, duke fituar kështu garën për këtë bashki. Në vendin e dytë është renditur Elton Bano i “shtëpisë së Lirisë” me mbi 30% të votave. Ndërsa Indrit Sefa i Partisë Demokratike ka marrë rreth 11% të votave.
Kjo fitore është festuar me ovacione nga socialistët. I pranishëm në sallën e numërimit ka qenë edhe drejtuesi politik i socialistëve në Fier, Taulant Balla. Në një moment Balla përqafon dhe puth në ballë kryetaren e zgjedhur të Bashkisë së Lushnjes.
/abcnews.al/