Socialistët i ndryshojnë emrin, “Bulevardi Blu” do të quhet “Nënë Tereza”

schedule20:14 - 5 Shtator, 2021

schedule 20:14 - 5 Shtator, 2021

Në pesë vjetorin e shenjtërimit të “Nënë Terezës” socialistët kanë vendosur që t’i ndërrojnë emrin bulevardit kryesor në Kamëz. Nga “Bulevardi Blu” tashmë do të mbajë emrin “Nënë Tereza”. E pranishme në ceremoninë e vendosjes së shtatores ka qenë edhe ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali.

“Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës është kujtesë e fortë për mbarë botën se ç’mësim njerëzor i dha kombeve shqiptarja humaniste. Në Kamëz, bashkë me Kryetarin e Bashkisë, Rakip Suli dhe Kryetarin e Këshillit të Qarkut, Aldrin Dalipi, inaguruam shtatoren e shenjtores sonë në bulevardin e qytetit.

Me vendim të Këshillit Bashkiak. Bulevardi kryesor i qytetit do të mbajë emrin Bulevardi “Nënë Tereza”, në nder të emrit dhe misionit të Saj të papërsëritshëm” shkruan Spiropali./ Abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!