Sondazhi/ Zaloshnja: Veliaj ruan mbështetjen e socialistëve, elektorati i djathtë i ndarë në dy pjesë

schedule12:02 - 22 Shkurt, 2023

schedule 12:02 - 22 Shkurt, 2023

TIRANË – Eduard Zaloshnja komentoi sot në studion e Tirana Live, në ABC News gjetjet e sondazhit më të fundit të tij për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Sipas këtij sondazhi rezultoi se ndër të vendosurit për të votuar sot në Tiranë, Veliajt ia japin votën 54.3%, Këlliçit 23.2% dhe Shehit 22.5%. Zaloshnja theksoi se pyetja për Dashamir Shehin ishte hipotetike, duke qenë se ende nuk ka shapllur zyrtarisht kandidaturën.

Sa i përket rezultatit të sondazhit, ai tha se kreu aktual i bashkisë së Tiranës, vijon të ruajë mbështetjen e socialistëve, ndërsa sa I përket elektoratit të djathtë, ai tha Zaloshnja është i ndarë në dy pjesë.

“Është një pyetje hipotetike sepse nuk e di nëse do kandidojë. Zgjodha Shehin, për të parë si është i ndarë elektorati i djathtë në Tiranë. Gjetja kryesore është se elektorati I djathtë është i ndarë në dy pjesë të barabarta një me kandidatin e foltores, dhe një me kandidatin Shehi, në këtë rast. Është një pyetje hipotetike, që na tregon ndarjen me thikë të elektoratit të djathtë të Tiranës.” U shpreh Zaloshnja, ndërsa komentoi edhe diferencën mes dy kandidatëve, Erion Veliaj dhe Belind Këllici.

“Ky është një nga disa sondazhet që tregon se është një masë e madhe njerëzish në Tiranë të vendosur të votojnë Veliajn. Veliaj është 100% i sigurtë që do jetë kandidat i PS, dhe në të gjithë sondazhet shohim që ka një qendrueshmëri përkrahje.” -vijoi ai.

Ndonëse nuk i konsideroi sondazhet instrumente precizë, Zaloshnja tha se marzhi I gabimit në këtë sondazh është +/- 3%.

“Sondazhet nuk janë instrumente precize, me përkufizim, por kampioni me përafërsi përfaqëson elektoratin. Marzhi i gabimit në këtë sondazh ishte +/- 3%. Por një gjë që duket qartë, është evidente se Veliaj ka mbështetjen e elektoratit të PS që votoi parvjet, Këllici gjysmën e elektoratit të djathtë. Këllici ka një problem është një politikan i ri, që përfaqëson një fraksion që e ka ndarë elektoratin e djathë në dysh. Mjafton të shohim parvjet, që nuk ishte kjo ndarje, PS mori vetëm 50% të votave. Nëse e gjithë opozita do ishte e bashkuar për një kandidat të vetëm do kishim garë në Tiranë. Rezultati i parvjetshëm e tregoi këtë. Përcarja e madhe që krijoi foltorja, largimi i aleatëve, nga PD e dobëson dhe nëse do kemi dy kandidatë të djathtë vota do ndahet mes tyre.” u shpreh Zaloshnja.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!