UKRAINË- Një snajperist i njohur ukrainas, i fshehur nën nofkën “Alpha”, e ekzekutoi një komandant rus në Bakhmut, nëpërmjet një goditjeje nga një distancë prej 5.900 metrash.
Mediumi britanik shkroi se forcat ukrainase pretendojnë se objektiv i tyre ishtë zëvendëskomandanti i forcave ruse në rajon, që i po vizitonte trupat ushtarake. Ai u identifikua nëpërmjet dronit.
“Ekipi ynë e pa atë dhe ai u eliminua, më kanë thënë se ishte një goditje shumë e vështirë. Kjo është vrasja me distancën më të madhe me snajper që kemi bërë, qëkur nisi agresioni dhe kjo është një aftësi që frikëson armikun…Pas gjuajtjes, rusët ishin qartazi shumë të trembur nga aftësia jonë. Shumë rekrutë po dezertojnë”, shprehet një zyrtar amerikan/abcnews.al