“S’mund të merremi me mbeturina të së shkuarës”, Shalsi-Vokshit: Më dhimbseni, s’dini kujt partie i përkisni!

schedule10:37 - 17 Tetor, 2024

schedule 10:37 - 17 Tetor, 2024

Vijojnë tensionet në seancë plenare, ku deputetë të opozitës, kërkojnë pamundësimin e zhvillimit të saj. Duke marrë fjalën deputeti i PS, Eduard Shalsi kërkoi zhvillimin normal të seancës dhe se ky parlament nuk mund të merret me mbeturina të së shkuarës.

“Kemi humbur kohë dhe duhet të vijojmë shihni si jeni katandisur. Nuk e di kujt partie i përket, jeni thërrmuar s a sdi të them kujt i përket kujt. Më dhimbseni,. Boll kohë keni humbur. S’mund të merremi me mbeturina të kaluarës. Shqiptarët presin shumë prej nesh të vijojmë me axhendën tonë të reformave” tha Shalsi, ndërsa I drejtohej deputetes Albana Vokshi e cila shkoi për ti ndërprerë fjalën.

Sakaq kryeparlamentarja Spiropali, kërkoi largimin nga salla të deputeteve Vokshi e Hoti, sit ë përjashtuara nga seanca.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!