“S’mund të bësh opozitë duke u rrahur me gardistë”, Çollaku: Incidenti me Presidentin, i pakëndshëm!

schedule20:37 - 15 Janar, 2024

schedule 20:37 - 15 Janar, 2024

Deputeti i PD, Kreshnik Çollaku në një intervistë në “Real Story” vlerësoi se fjalimi i Begajt nga Presidenca ishte e mirëpritur, ndërsa u shpreh kundër kaosit dhe dhunës në Kuvend.

Gjithashtu Çollaku shtoi se duhet të kishte një tjetër qasje në këtë sesion të ri parlamentar, dhe se moslejimi i mbajtjes së fjalës së Presidentit, ishte një veprim i pakëndshëm.

“Çështja nuk është vlerësimi ynë për Bajram Begaj. Ishte e papritshme. Edhe Presidenti i Republikës duhet të meritonte respektin e palëve, pavarësisht qëndrimeve dhe përplasjeve. Ishte një situatë e pakëndshme në Parlament, në vlerësimin tim, Presidenti duhet ta jepte mesazhin. Ishte e panevojshme incidenti. Por nga ana tjetër mendoj që pati një tjetër problem me protokollin. Të bësh opozitë ku rrihesh me gardistët nuk është opozitë. Kur u futa në sallë, gardistët ishin rreshtuar para Foltores. Unë mendoj që kryetarja e Kuvendit mund të ishte përgjigje dhe nuk kishte motiv që garda të ishte rreshtuar aq herët. Pra mendoj që më pak kokëfortësi mund ta kishte shmangur situatën”, ka thënë Çollaku.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!