“S’mund ta mendoj jetën pa futboll”: Njihuni me Jehona Cokën, talentin shqiptar të fushës së blertë

schedule15:46 - 19 Dhjetor, 2020

schedule 15:46 - 19 Dhjetor, 2020

Jehona Coka ishte vetëm 7 vjeç kur gjuajti për herë të parë me top. Sot, 15-vjeç ka arritur të spikasë për talentin e saj në fushën e blertë. Ajo është pjesë e ekipit Tirana AS dhe kombëtares së futbollit të femrave. Për moderatorin Eni Shehu në “Nuk është karantinë”, Jehona foli për pasionin për futbollin si dhe kur e zbuloi talentin e saj.

Talentin e zbuloi babi im që në moshën 5-vjeçare duke luajtur dhe kishte dëshirë që të më regjistronte në një klub futbolli. Nuk e mbaj mend fiks datën kur filloja të luaja por di që jam rritur së bashku me topin. Kam dy vëllezër po babi mendoj se unë do të isha futbollistja e shtëpisë.”, tha Jehona.

15-vjeçarja tregoi se iu desh të lindte vendlindjen për të ndjekur ëndrrën e saj. “Kukësi ka patur ekipin e futbollit të femrave dhe do të doja shumë që të luaja për ekipin e Kukësit por nuk e di për çfarë shkaqesh nuk është më. Për këtë arsye u detyrova që të luaja për një qytet tjetër dhe braktisa vendlindjen, erdha në Tiranë për të vazhduar ëndrrën time. Çdo ditë që kalonte, dëshira shtohej dhe erdhi një pikë që ta ktheja në profesion. “, u shpreh Jehona.

Ajo mban numrin 7 ashtu sikurse dhe idhulli i saj Cristiano Ronaldo. “Që një futbollist të jetë kampion duket të ketë disa pika. Për të qenë një kampione i referohem gjithmonë Ronaldos, të kem vetëbesim, të jem e vendosur në fushë, kam karakter të fortë dhe punoj shumë si individualisht ashtu dhe në grup.“, tha 15-vjeçarja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!