“S’mjafton vetëm të dënojmë Banjskën”, Hasani: Do vijojmë të këshillojmë liderët e Kosovës për rëndësinë e koordinimit të ngushtë me aleatët

schedule14:31 - 9 Shkurt, 2024

schedule 14:31 - 9 Shkurt, 2024

Ministri Igli Hasani në platformën X lidhur me seancën e mbajtur një ditë më parë në Këshillin e Sigurimit për Kosovën.

“Siç edhe Përfaqësuesja e Përhershme e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, vuri dje në dukje në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së,  se ka “kërcënime akute ndaj sigurisë dhe stabilitetit që vijnë nga jashtë Kosovës”.

Nuk mjafton vetëm të dënojmë Banjskën. Ne duhet të sigurohemi që kjo të mos ndodhë më kurrë.

Ndërsa qëndrojmë në krah të Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm, Shqipëria do të vazhdojë të këshillojë liderët e Kosovës për rëndësinë e koordinimit të ngushtë me aleatët e saj kryesorë.” shkruan Hasani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!