“S’më dha 200 euro”, ky është 20-vjeçari shqiptar që vrau pronarin në Greqi

schedule22:45 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 22:45 - 1 Dhjetor, 2020

20-vjeçari shqiptar, i cili u arrestua për vrasjen e pronarit të tij në ishullin e Santorinit në Greqi ka pranuar krimin. Mediat greke raportojnë se i riu gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit ka pohuar se shkoi në hotel mbrëmjen e së enjtes për të kërkuar 200 euro nga pronari, i cili, siç tha ai, i kishte borxh që nga viti i kaluar kur punoi në hotelin e tij.

Sipas burimeve të policisë, i riu, i cili është në gjendje shoku dhe qan vazhdimisht, tha se pronari, e ofendoi atë dhe e sulmoi i pari, duke u përpjekur ta godiste me një shishe shampanjë.

Mësohet se ata u përleshën dhe 20-vjeçari e goditi dhe e shtyu, dhe për pasojë  69-vjeçari Nikos Halaris gjeti vdekjen si pasojë e goditjes në kokë.

Sipas policisë, kur pronari vdiq, autori e futi trupin e tij në hotel dhe dhomën ngjitur me recepsionin e leu me vodka dhe i vuri flakën, për ta inskenuar ngjarjen si incident.

LEXO EDHE: Nuk i dha paratë, shqiptari lyen me vodka dhe i vë zjarrin pronarit të hotelit në Greqi

I riu, me origjinë shqiptare është arrestuar dy herë të tjera në të kaluarën për hyrje të paligjshme në shtetin grek Ai është shprehur se e kaloi kufirin greko-shqiptar në këmbë, në mënyrë që të punonte në Greqi, për t’i dërguar para nënës së tij dhe dy motrave më të vogla, pasi babai nuk jeton dhe duhej të punonte për familjen.

Kujtojmë se trupi i pajetë i pronarit 69-vjeçar u gjet i djegur në hotelin e tij. Në hotel u konstatuan dhe njolla gjaku çka e bëri policinë të dyshonte për një ngjarje kriminale dhe jo aksident. Kjo çoi më pas në arrestimin e 20-vjeçarit shqiptar. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!