“S’mbaj raporte me ish-in”, Dren Abazi flet për jetën personale: Pse s’do të shkruaja këngë për të

schedule21:37 - 19 Nëntor, 2020

schedule 21:37 - 19 Nëntor, 2020

Dren Abazi është treguar gjithmonë shumë i rezervuar përsa i përket jetës së tij private duke mos bërë asnjë lidhje publike. Ai është shprehur se ka dashur gjithmonë që fokusi të jetë të karriera sesa tek jeta personale.

Së fundmi, në një intervistë për “Live From Tirana” Abazi ka folur për këngët që artistët bëjnë dedikuar ish-partnerëve të tyre. Ai u shpreh se ka shkruar këngë të frymëzuara nga histori të vërteta por për një ish-partnere nuk do të shkruante kurrë.

“Për shumë këngëtarë ish-at shndërrohen në muza nga ku lindin albume të sukseshme por unë nuk mbaj raporte me asnjë nga ish-at e mi. Nuk besoj se pas ndarjes mund të ketë ndonjë miqësi dhe nuk do të frymëzohesha kurrë nga to”, u shpreh Abazi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!