Të gjithë personat mbi 60 vjeç që vaksinohen kundër Covid do të marrin një celular falas, sipas një deklaratë të kryeministrit ukrainas Volodymyr Zelensky. Gjithashtu presidenti prezantoi më shumë se 10 shërbime të reja digjitale, duke përfshirë shërbime për pensionistët dhe shoferët, dhe aplikacione të tjera digjitale.
Aktualisht në Ukrainë funksionon programi “e-support”, i cili kompenson ukrainasit që janë vaksinuar me 35 dollarë. Brenda një jave qeveria do të vendosë të zgjasë programin. Ky bonus është aktualisht në dispozicion për qytetarët të moshës mbi 14 vjeç, të cilët kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.
/abcnews.al