Renditja i gjashti në Kampionatin Europian të Atletikës ka lënë të pakënaqur Izmir Smajlajn. Sportisti i kërcimit së gjati pretendon se i është manipuluar rezultati nga arbitrat e garës.
Izmir Smajlaj e mbylli në vendin e gjashtë garën në Kampionatin Europian të Atletikës që po zhvillohet në Berlin, por për sportisin e kërcimit së gjati rezultai i tij është maipuluar. Smajlaj thotë për TV se kjo ka ndodhur në një nga provat në garën finale dhe për këtë është informuar edhe Federata Ndërkombëtare e Atletikës. Izmir Smajlaj ka publikuar një video dhe një foto të kërcimit të tij në facebook.
Izmir Smajlaj, Sportist i kërcimit së gjati: “Më vjen keq që në Gjermani bëhen manipulime rezultatesh ku u pa dukshëm që kërceva mbi 8 metra. Unë kërkova rezultatin tim ashtu siç shikohet edhe në video. Denoncimi ëhstë bërë në isntitucionet më të larta nga unë dhe Federata e Atletikës. Shpresoj që të gjihjet sa më shpejt e vërteta e nëse jo do ta vazhdoj në proçese gjyqësore”.
Izmir Smajlaj thotë se në këtë mënyrë e ka dëmtuar moralisht për qenë në zonën e medaljve. Smajlaj është kampion në fuqi i Europës në salla të mbyllura sukses që e arriti në Beograd vitin e kaluar. Nga sportistët shqiptarë duhet të garojë në Kampionatin Europian edhe Luiza Gega, e cila të premten do të zhvillojë garën kualifikuese në 3000 metra me pengesa. /abcnews.al