Norwich e filloi sezonin e ri të Premier League me një humbje 0-3 në shtëpi kundër Liverpool. “Kanarinat”, pjesë e të cilëve është edhe Milot Rashica (debutoi dje në kampionatin anglez), zhvilluan një ndeshje pozitive, por nuk mjaftoi përballë ekipit të Klopp.
Trajneri i Norwich, Daniel Farke vlerëson djemtë e tij dhe nuk e kursen batutën në prononcimin për mediet. “Pavarësisht se humbëm unë mora sinjale pozitive nga ekipi, kjo ndeshje më ka dhënë më shumë besim se sa kisha përpara saj.
Ne nuk luajmë për të fituar Çmimin Nobel për paqen ose për bukurinë e lojës, por vetëm për të fituar sa më shumë pikë të jetë e mundur“, deklaroi trajneri gjerman i skuadrës angleze. /abcnews.al