Sllovenia realizon “ëndrrën” e 1/16-ve, Danimarka lë Serbinë jashtë Euro 2024

schedule22:56 - 25 Qershor, 2024

schedule 22:56 - 25 Qershor, 2024

Ishtë një mbrëmjen e thatë, pa gola, por sërish e mbushur plot emocion, me Slloveninë, që ka arritur të sigurojë një barazim historik, 0-0 ndaj “Tre Luanëve” të Anglisë, duke arritur kështu të kualifikohen për herë të parë, në historinë e tyre, në fazën e 1/16-ve, të një Kampionati Evropian.

Kështu, në “RheineEnergieStadion”, të Këlnit, djemtë e Matjaz Kek i kanë rezistuar sulmueve të nënkampionëve të Evropës dhe pas barazimeve ndaj Danimarkës e Serbisë, sigurojnë atë të radhës, duke u ngjitur kështu, në kuotën e 3 pikëve, në Grupin C, për ta mbyllur fazën e grupeve, në vendin e tretë vetëm 2 pikë, pas Anglisë kryesuese, teksa tashmë do të luftojë me ekipet e tjera, të vendeve të treta.

Në krahun tjetër, pa fitues u mbyll edhe sfida tejet e luftuar, në “Allianz Arena”, të Mynihut, mes “Vikingëve” të Danimarkës e Serbisë, me 90 minutat që nuk panë asnjë gol, duke e mbyllur gjithçka me rezultatin e “bardhë”, 0 me 0, rezultat që dërgon Danimarkën, në kuotën e 3 pikëve dhe pozicionohet në vendin e dytë, ndërsa Serbia mbetet jashtë kompeticionit me vetëm 2 pikë të grumbulluara.

Në fazën e ardhshme, Danimarka do të ndeshet me organizatorët e Euro 2024, Gjermaninë, përballje e cila pritet të luhet mbrëmjen e 29 qershorit, ndërsa Anglia e Sllovenia, duke të presin deri në përfundimin e xhiros së tretë të fazës së grupeve, për të mësuar rivalët e ardhshëm. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!