Slloveni/ Nis operacioni për shpëtimin e pesë të bllokuarve në një shpellë  

schedule14:00 - 8 Janar, 2024

schedule 14:00 - 8 Janar, 2024

Polumbarët hynë sot në një shpellë 8.2 km në Slloveni në përpjekje për të shpëtuar pesë persona që kanë mbetur të bllokuar që nga e shtuna, tha sot kreu i misionit të shpëtimit.

“Polumbarët po hyjnë brenda dhe shpresojmë se do t’i nxjerrin njerëzit e bllokuar gjatë ditës, e shumta në mbrëmje,” tha Maks Merela, kreu i Njësisë së Kërkimit dhe Shpëtimit të Sllovenisë

Grupi prej pesë personash, një familje prej tre të rriturish dhe dy të guidave, ishin strehuar në një vend të sigurt në shpellën Križna Jama në Slloveninë jugperëndimore, e cila mund të vizitohet vetëm me varkë.

Zhytësit arritën t’u dërgonin ushqim, ujë dhe ilaçe.

“Janë në gjendje të mirë psikologjike-fizike, në një vend të thatë, kanë çadrën me ngrohje dhe të gjitha furnizimet që u duhen”, tha Merela.

“Ata thjesht presin të dalin.”

Merela tha se kjo është hera e parë që njerëzit janë bllokuar në Krizhna Jama, një kompleks liqenesh nëntokësore me ujëra smeraldi, ekosistemi i katërt më i madh i shpellave të njohura në botë për sa i përket biodiversitetit.

Gushtin e kaluar, Sllovenia u godit nga përmbytjet më të këqija në historinë e saj, të cilat shkaktuan 6 viktima dhe shkaktuan dëme të mëdha në shtëpi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!