Sllovakia pezullon dërgimin e ndihmave ushtarake në Kiev

schedule12:27 - 26 Tetor, 2023

schedule 12:27 - 26 Tetor, 2023

Kryeministri i ri i Sllovakisë, Robert Fico, ka njoftuar pezullimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, duke kufizuar ndihmën e Bratislavës për Kievin në “ndihma humanitare dhe civile”.

“Ne e konsiderojmë ndihmën për Ukrainën si ndihmë ekskluzivisht humanitare dhe civile, ne nuk do të furnizojmë më me armë Ukrainën ,” tha Robert Fico një ditë pasi u emërua kryeministër.

Partia e majtë, populiste Smer e Robert Fico fitoi zgjedhjet në shtator me premtimet për t’i dhënë fund ndihmës ushtarake për Ukrainën, për të goditur imigracionin dhe për t’i dhënë Sllovakisë një politikë të jashtme “të pavarur”.

Robert Fico drejton një koalicion qeveritar me tre parti që përfshin gjithashtu HLAS (Partia Social Demokratike) dhe SNS (Partia Kombëtare Sllovake) pro-ruse e ekstremit të djathtë.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!