Autoritetet në Sllovakinë lindore u kanë kërkuar banorëve të jenë të kujdesshëm pasi një tigër është arratisur nga një kopsht zoologjik privat në Ukrainë, sipas mediave të huaja.
Policia sllovake ka thënë se është njoftuar nga vetë policia ukrainase për arratisjen e tigrit. Është konfirmuar edhe nga kamerat e sigurisë se tigri ka vizituar tre qytete sllovake.
Mësohet se tigri u arratis nga pronari i tij në Ukrainë dhe gjatë fundjavës ai ka kaluar kufirin. Drejtori i kopshtit zoologjik privat Miroslav Bural tha për mediat sllovake se tigri u transportua aty për shkak të pushtimit rus.
/abcnews.al