Sllovakia mbështet kandidaturën e Mark Rutte për kreun e NATO-s

schedule11:35 - 18 Qershor, 2024

schedule 11:35 - 18 Qershor, 2024

Sllovakia ka mbështetur kandidaturën e kryeministrit holandez Mark Rutte për sekretarin e ardhshëm të përgjithshëm të NATO-s, tha sot presidenti sllovak Peter Pellegrini.

“Sllovakia preferon një kandidat “gjeografikisht” më të afërt nga Europa Qendrore dhe Lindore. Ne mbështesim Mark Rutte si kreun e NATO-s” tha Pellegrini pas samitit të Bashkimit Europian në Bruksel.

Më herët gjatë ditës së sotme, edhe Hungaria ka bërë të ditur se mbështet kandidaturën e Rutte-s, njësoj si edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!