Sllovaki/ Zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 23 mars

schedule18:31 - 8 Janar, 2024

schedule 18:31 - 8 Janar, 2024

Sllovakët do të ftohen për të zgjedhur presidentin e ri më 23 mars, njoftoi kryetari i Parlamentit të këtij vendi anëtar të BE-së dhe NATO-s , Peter Pellegrini.

“Zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 23 mars”, u tha gazetarëve Pellegrini, i cili kandidon dhe kryeson në sondazhe.

Nëse asnjë kandidat nuk merr më shumë se 50% të votave, balotazhi do të mbahet më 6 prill në këtë vend me 5.4 milionë banorë.

Presidentja në largim Zuzana Tsaputov , një kritike e zëshme e koalicionit tre-partiak në pushtet, njoftoi në qershor se ajo nuk do të kërkonte një mandat të dytë.

Kryeministri Robert Fitzo dhe partia e tij Smer-SD do të mbështesin Pellegrinin, kreun e partisë bashkëqeverisëse HLAS-SD. Sipas sondazheve të fundit, Pellegrini siguron 40% të votave.

Partitë e opozitës argumentojnë se një fitore e Pellegrinit do të hapte rrugën për favore të mundshme presidenciale për aleatët e Smer-SD, duke përfshirë një ish-prokuror special dhe një ish-zyrtar tatimor, të cilët janë dënuar për korrupsion.

Roli i presidentit të vendit është kryesisht ceremonial. Megjithatë, presidenti ratifikon traktatet ndërkombëtare, emëron gjyqtarë të lartë, është kreu i forcave të armatosura dhe mund të vërë veton ndaj projektligjeve të miratuara në Parlament.

Udhëheqësi i partisë nacionaliste SNS, një partner i vogël i qeverisë, Andriy Danko, si dhe ish-ministrat e jashtëm Ivan Korchok dhe Jan Kubis po konsiderojnë gjithashtu kandidimin për presidencën.

Kandidati i pakicës hungareze Christian Foro dhe ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë Stefan Harabin do të kandidojnë gjithashtu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!