Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Sllovaki, mijëra mjekë japin dorëheqjen për shkak të kushteve të këqija të punës

schedule08:40 - 30 Tetor, 2024

schedule 08:40 - 30 Tetor, 2024

Më shumë se 2700 mjekë të spitaleve kanë dhënë dorëheqjen – si pjesë e një proteste të organizuar për kushtet e punës. Sindikata e mjekëve LOZ tha se kjo përfaqëson më shumë se gjysmën e mjekëve të spitaleve të vendit.

Mjekët janë të gatshëm të tërheqin dorëheqjet e tyre vetëm nëse qeveria përmbush një sërë kërkesash. Këto përfshijnë pajisje të reja spitalore dhe punësimin e personelit shtesë.

Deri më tani, nuk është arritur asnjë marrëveshje me ministrin e ri të Shëndetësisë, Kamil Shashko.



“Me sa duket, e vetmja mënyrë për të bërë diçka në sistemin shëndetësor sllovak është dhënia e dorëheqjes”, u tha sot kryetari i LOZ Peter Visolajsky gazetarëve, në Bratislavë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!