Ministri Balla ka deklaruar se e premtja është afati i fundit për të plotësuar formularin, në mënyrë që të zbulohen policët që kanë përdorur aplikacionet SKY ECC apo Encro Chat.
“Sa i përket formularit të vetëdeklarimit, asksesit apo jo të një punonjësi të policisë së shtetit, apo gardës, në dy aplikacionet që lidhen me kodet kriminale, lidhet me privatësinë e investigimit. Ky formular ka një vlerë të shtuar dhe në momentin që të na rezultoi nga hetimet që një person të ketë akses, kjo pasi nuk ishte e lehtë sepse ka një tarifë tepër të shtrenjtë apo dhe një aparat që vështirë të gjendet. Mos u shqetësoni për këtë formular, nesër është afati i fundit. Unë jam i sigurt që ky instrument i ri i ndarjes së etikës do të funksionojë, pasi do të bëhet një ndarje mes atyre që kanë zgjedhur të shërbejnë atdheut dhe ata kundër me ligjin. Nesër është afati i fundit.
Sa i përket, kërkesës së opozitës për Komisionet Hetimore, Balla tha:
“Në 18 vite, kam marrë pjesë në komisionet hetimore. Ndryshimet që mazhoranca miratoi në seancën e 21 dhjetorit janë një mundësi e artë e atyre që të ndajnë rrugët në Kuvendin e Shqipërisë. Duke folur jo si ministër, por si deputet në 19 vite, ndryshimet ishin një zgjedhje e duhur që ti jap fund çdo lloj debati. Por ju e dini se mos i shkoni mendja ndonjërit nga ju që opozita ka pasur hallin e komisionit hetimor, opozita ka pasur hall tjetër”./abcnews.al

