A është një “zog” apo avion? “Sky Cruise Hotel” është ende një koncept por mund të bëhet hoteli i parë në botë që fluturon. Hoteli me energji bërthamore mund të akomodojë deri në 5 mijë persona. Përmban qendra tregtare, palestra, pishina, restorante, kinema dhe madje edhe një teatër.
Madje, mund të mbahen dhe dasma në pjesën e sipërme të avionit. Megjithatë, më e pabesueshmja është se është me energji bërthamore – që do të thotë se “ushqehet” nga një reaktor me shkrirje në bord, kështu që nuk do t’i duhej kurrë të ulet për t’u furnizuar me karburant.
Al-Ghaili thotë se ky koncept përfaqëson të ardhmen e transportit dhe do të fluturojë 24 orë në ditë.