Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Skuthllëk politik,,,”, Braçe reagon ashpër ndaj Kuvendit: Bosh fare, askush nuk merret me propozimet e mia për Bujqësinë

schedule11:47 - 13 Dhjetor, 2022

schedule 11:47 - 13 Dhjetor, 2022

Deputeti i PS-së Erjon Braçe është futur LIVE në Facebook nga salla e mbledhjeve të Grupit Parlamentar të socialistëve duke thënë se aty nuk kishte njeri që të bëntë mbledhje, ndërsa sot nuk ka as seancë plenare.

Braçe tha se nuk ka asnjë përgjigje  për propozimet e tij ligjore në lidhje me sektorin e bujqësisë duke e cilësuar këtë një “skuthllëk politik”.

“ Dite me dite-6 muaj me pare, paraqita ne Kuvend nismen ligjore per te vendosur rregull ne tregun bujqesor e blegtoral, ne DIMENSIONIN E PAGESAVE, PER TE GARANTUAR BUJQIT, PUNEN E TYRE, PRODHIMIN DHE TE ARDHURAT PREJ TIJ;

TROC: BUJQ E BLEGTORE TE MARRIN PARATE E PUNES SE TYRE BRENDA 50 DITEVE!

6 muaj asnje pergjigje!” thekson Braçe duke shtuar:

Nga njera ane NUK THONE DOT JO, NUK DALIN DOT KUNDER, nga ana tjeter te bllokojne dhe heshtin, nje lloj skuthlleku politik i neveritshem, i nxitur nga KLIENTELIZMI, KAPJA E VENDIMMARRJES NE KUVEND-ME TROC.

Sinqerisht nuk e vuaj mungesen e respektit institucional, procedural, njerezor gjithashtu;

Por kjo eshte mungese respekti e KUVENDIT ndaj POPULLIT TE BUJQESISE, i cili ka kete hall dhe kerkoi te adresohet ligjerisht;

Po ligjerisht ne kete vend, nuk duhet te kete qytetare te dores se dyte, por ne fakt ka-JANE PUNETORET, PRODHUESIT E BUJQESISE;

Shikoni, kur ata blejne, detyrimi ligjor eshte te paguajne menjehere ose brenda 45 ditesh, perndryshe detyrimi i tyre merret me force!

Por kur tek bujqit prodhues blejne te njejtet tregtare-ata qe me pare shisnin, parate nuk paguhen as per 1 vit!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!