Skuraj, natyrë dhe histori/ Fshati plot vizitorë në çdo ditë të javës

schedule20:27 - 25 Maj, 2024

schedule 20:27 - 25 Maj, 2024

Këto pamje vijnë nga Skuraj. Është një ndër fshatrat me natyrën më të bukur në Shqipëri.

Shtrihet përgjatë lumit Mat dhe është pozicionuar mes dy vargmaleve, atij në lindje me emrin Skënderbej dhe në perendim me emrin Krujë-Dajt.

Vizitorët nuk mungojnë në çdo stinë të vitit. Shkojnë në Skuraj sepse aty gjejnë qetësi dhe ajër të pastër.

Skuraj është përfshirë në projektin e 100 fshatrave, investimet kanë nisur por banorët thonë se lipset më shumë vëmendje.

Në Skuraj, por edhe fshatrat aty pranë janë të shumta kullat shekullore.

Janë ndërtuar me gurë dhe rërë lumi, por u kanë rezistuar viteve si dhe sulmeve të pushtuesve.

Me kalimin e viteve fshati është braktisur nga banorët megjithatë shumë prej tyre gjejnë kohë e rikthehen për të takuar ata që kanë mbetur dhe për të kujtuar kohë nga e kaluara.

Fshati Skuraj është një vendbanim i hershëm ilir, ndërkohë në mesjetë arriti të krijohej edhe si principatë ndërsa njihet si një ndër mbështetesit kryesor të Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!