Skuqet sërish Evropa, “Delta” shkakton të dridhura tek qindra milionë njerëz

schedule17:03 - 19 Gusht, 2021

schedule 17:03 - 19 Gusht, 2021

E kuqja vijon që të fitojë terren në hartën e përditësuar epidemiologjike të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) të paraqitur sot, e enjte, 19 gusht. Pjesa më e madhe e zonave të Evropës jugore janë në të kuqe, ndërsa Greqia është tërësisht e mbuluar nga kjo ngjyrë, ashtu si Spanja, Portugalia, Franca dhe Italia jugore.

Gjithashtu, e gjithë Gjermania tani është tashmë portokalli, përveç Berlinit dhe Nordrhein-Westfalen që janë “ngjyer” në të kuqe. Sipas hartës së rishikuar të ECDC, në Greqi zonat me ngjyrë të kuqe të thellë janë Kreta, Ishujt Jon, Dodekanezi dhe Ciklada.

Në këtë hartë, Shqipëria, ashtu si Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina janë me ngjyrë gri, pra jo të përfshira në të dhëna.

Harta e ECDC azhurnohet çdo javë. Agjencia Evropiane miraton një kod me ngjyra bazuar në numrin e rasteve të koronavirusit për 100,000 banorë, si dhe shkallën e pozitivitetit për vend. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!