Skulpturat e pazakonta të djalit nga Belshi: Punimi më i veçantë që kam realizuar është Lekë Dukagjini

schedule09:37 - 28 Shkurt, 2024

schedule 09:37 - 28 Shkurt, 2024

Renato Kullolli është një nga skulptorët e rinj më të talentuar në Shqipëri. Ai ka realizuar shumë skulptura të rralla, nga portret e figurave të shquara, ngjarjet e rëndësishme deri te frymëzimet e përditshme.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Renato ka thënë se skulptura më e veçantë që ka realizuar është ajo e Lekë Dukagjinit, të cilën e ka punuar me materialin e bronzit.

Sakaq, ai ka zbuluar se frymëzimin e gjen në natyrë dhe është shumë klasik në detaje.

“Kam mbaruar Akademinë e Arteve, aty jam formuar, jam edukuar. Jam ushtruar në studio për të arritur këto pika të larta, ku jam.

Kam bërë disa vepra të njohura, por më e veçanta për mua mbetet skulptura e Lekë Dukagjinit. Materiali më i mirë për skulpturën është bronxi.

Si fillim realizohet një bocet, që të shërbejë për dimensionin e madh dhe i pjesëton herë 9 sa duhet për veprën e madhe. E njëjta gjë kam bërë dhe te Lekë Dukagjini, i cili është i vendosur te “Rozafa” në Elbasan. Për Adem Jasharin dhe Lekë Dukagjinin u zhvillua një konkurs dhe kam fituar unë me një shokun tim nga Elbasani. Unë kur kam bërë bocetin, kam para gravurat e Lekë Dukagjinit, i cili është më i thjeshtë aty, më i arsimuar.

Unë e kam të thjeshtë çdo gjë tashmë, sepse kam kohë që merrem me këtë gjë, nuk bën problem se me çfarë e realizoj skulpturën. Detajet i kam shumë qejf, por jam dhe klasik në punime. Unë frymëzimin e gjej në natyrë”, u shpreh Renato./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!