Skulptura jo më territor dominues i muskujve, tashmë zë i fuqishëm vajzat

schedule17:19 - 18 Korrik, 2022

schedule 17:19 - 18 Korrik, 2022

Krijimet e studentëve të rinj të skulptuës kanë një kombinim mes traditës klasike dhe tendencave të reja në formën e plastikës deri në eksperiment. Skulptori dhe drejtuesi i atelierit, Sadik Spahija thotë për Abc se zhvillimet e arkitekturë janë paralel edhe me skulpturën e kjo ndihet edhe në këto punime

Kaosi, meditimi, ëndrra dhe dilemat mbi artin dhe përsosmëria e realizimit të formës dhe plastikës janë kryefjalë e punimeve të këtyre skulptorëve të rinj, relaizuar me materiale të shumë llojshme

Ervis Gjini dhe Leonard Prela janë dy artistë të rinj shumë premtues. Realizimet e tyre bazuar në traditë janë të realizuar me shumë elegancë, por ata kanë guxuar që të përdorin edhe materiale të ricuiklueshme që t’i kthehjnë në skulpturë. Dëshira e tyre edhe pas kësaj dere është arti

Skulptura tashmë nuk është territor i muskujve. Sipas Spahisë, shpesh vajzat janë zë i fuqishëm në atelier.

Punimet e Xhesilda Sufkës, dëshmojnë se skulptura thyen tabut me materiale prej balte, ajo bën realizime aksesorësh të ndryshëm alta moda.

Ekspozita me larmi punimesh në mediumin e skulpturës do të qëndrojë e hapur në galerinë FAB deri më 24 korrik. /abcnews.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!