Skulptori që gdhëndi historinë/ Rrëfehet e bija e Odhise Paskalit: Përjetësuam muzeun e babait në Përmet

schedule10:50 - 25 Janar, 2024

schedule 10:50 - 25 Janar, 2024

Floriana Paskali, e bija e Odhise Paskalit ka bërë një rrëfim për babai e saj, skulptorin që gdhëndi historinë.

Gjatë një interviste për emisionin “Pas Mesnate”, ajo ka zbuluar se figurën e të atit e përjetësuan përmes një muzeu me veprat dhe emrin e tij në qytetin e lindjes, Përmet.

Sakaq, Floriana theksoi se sa më shumë kalon koha, veprat e Paskalit do të zbulojnë gjithmonë elementët e një artisti të madh dhe nga brezat e rinj.

“Prandaj ky 120-vjetor na gjen me të gjitha veprat e tij të kompletuara dhe me të gjitha veprat e tij të sistemuara, që është bërë dhe një qytet i vogël në qytetin e Përmetit. Në qytetin e vendlindjes është bërë një muze modest. Pra, çdo gjë për Paskalin është e mbyllur. Është një kënaqësi e madhe që në këtë 120-vjetor neve ndihemi të plotë.

Sa më shumë kalon koha, veprat e Paskalit janë si një margaritar që vërtet i ka zënë pluhuri, por koha që kalon i pastron, i rregullon me brezat që do vijnë, do kujdesen për të dhe do zbulojnë përherë elementët e një artisti të madh”, u shpreh ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!