Çiftet e sapomartuara shëtisin në rrugicat e ngrira, përgjatë lumit Songhua, në Kinë. Martesat në masë tashmë janë një traditë e festivalit të akullit, festival i skulpturave të akullit më të mëdha në botë. Sipër fustaneve të nuseve, vajzat mbajnë xhupa dhe pallto të rënda. I ekspozuar ndaj erërave të Siberisë, Harbin ka temperature të cilat mesatarisht shënojnë minus 20 gradë. Klima ideale për skulpturat, vepra arti të mëdha të cilat riprodhojnë një qytet të magjepsur.
E pavarësisht kësaj një numër i madh notarësh hidhen në ujërat e ftohta të pishinës së gdhendur nga akulli i lumit. Janë 200 atletët e mbledhur nga e gjithë Kina, Rusia por edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët ndahen në grupe sipas gjinisë dhe moshës. Më të moshuarit shprehen se është bukur të notosh në ujin e akullt, pasi i bën të ndihen më të rinj.
Kur dielli perëndon, ndizen dritat e skulpturave të mëdha, të cilat mbulojnë një zonë prej 750 mijë metrash katrorë. Qyteti ndriçon nga ngjyrat që reflektojnë në borë duke krijuar një atmosferë fantastike. Nga viti 1984, festivali i dëborë dhe akullit, sjell në Harbin, skulptorë më të mirë të cilët me 180 mijë metra kub akull dhe 150 mijë metra kub dëborë krijojnë pallate, ura, rrugë deri sa të kenë ndërtuar një qytet të tërë i cili zhduket në fund të dimrit, por që çdo vit tërheq me mijëra turistë./abcnews.al

