Partizani dhe Egnatia ia dolën të siguronin 3 pikët në përballjet e sotme, ku demat u përballën me Bylisin ndërsa Laçi u mposht nga Egnatia.
Kurbinasit marrin kështu humbjen e dytë rresht në kampionat, teksa të besuarit e Dejan Vukiçeviç nuk mundën dot që në shtëpinë e tyre të siguronin fitoren, me rrogozhnasit që largohen me 3 pikë.
Goli i shënuar nga Delarge ne minutën e 46 do të ishte vendimtar në këtë sfidë, ndërsa vlen të theksohet se përsëri i njëjti lojtar do të shënonte për 2-0 në minutën e 73-të, por pas 3 minutash gjyqtari do të anulonte golin për pozicion jashtë loje të Mustës, i cili më parë kishte krosuar për Delargen.
Edhe Laçi kishte në këmbët e tij rastin e artë për të barazuar në minutën e 79-të kur Babatunte do të krosonte në zonë, me Spahiun godet me kokë, por topi përfundon mbi traversë.
Deri në fund në minutat e mbetura nuk do të ndryshonte rezultati, me Egnatias që siguron 3 pikët e para për këtë sezon, teksa barazon kurbinasit me pikë në renditje pas 3 ndeshjesh të luajtura.
Në takimin tjetër Partizani është skuadra e momentit në Superiore, pasi demat kaluan edhe Bylisin duke i mposhtur këto të fundit me rezultatin minimal 1-0, ku Skuka si gjithmonë do të vendoste edhe fatin e ndeshjes që në minutën e 46-të të takimit.
Të dy ekipet gjatë pjesës së dytë do të krijonin raste pa fund, por nuk do të mund të finalizonin mundësitë e krijuara duke bërë që ky takim të mbyllej në favorin e të kuqve që tashmë janë liderit e “Abissnet Superiore”, teksa kryesojnë me pikë të plota pas 3 ndeshjesh, ndërsa nga ana tjetër ballshiotët mbeten në kuotën e 4 pikëve, duke marrë kështu humbjen e parë për këtë sezon. /f.a/abcnews.al