Skualifikim për herë të dytë, KED çon tre emra për në Kushtetuese

schedule19:33 - 23 Nëntor, 2020

schedule 19:33 - 23 Nëntor, 2020

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pas një mbledhje disa orëshe për kandidatët e Gjykatës Kushtetuese, ka skualifikuar për herë të dytë juristin Eugren Papandile dhe Zhaklina Petron, të cilët Apeli i riktheu në garë, ndërsa për vendin e Besnik Muçit ka zgjedhur tre kandidatë, Altin Binaj, Aleksandër Toma dhe Sonila Bejtja.

KED deklaron se kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë pasur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji. “Duke ju referuar vendimmarrjes së deritanishme të KED, në lidhje me vakancat e shpallura nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019 dhe Kuvendi i Shqipërisë në datën28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020, numri i kandidaturave për këto dy vakanca, ka rënë nën tre. KED është duke vijuar me procedurat e komunikimit të vendimeve, për të cilat mund të ketë edhe ankime nga ana e kandidatëve” mbyllet deklarata.

Muçi u emërua gjyqtar nga Presidenti, por pak ditë më pas u shkarkua nga Vettingu. Pas marrjes së këtij vendimi, faza tjetër është intervistimi i kandidatëve dhe renditja e tyre, ku Meta mund  të dekretojë vetëm një nga 3 emrat që kryesojnë listën. / db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!