Skuadra franceze ofron shumën e madhe për Cristiano Ronaldon

schedule21:20 - 1 Qershor, 2019

schedule 21:20 - 1 Qershor, 2019

Skuadra e Paris Saint Germain ofron plot 50 mln euro në sezon për Cristiano Ronaldo. Atletiko Madrid gati të padisë Barcelonën pasi ka firmosur një para-kontratë me Grizman pa dijeninë e klubit.

Cristiano Ronaldo përfundon sërish nën cupen e sheikëve të Paris Saint Germain. Sipas asaj që raporton Diahjo Gol, pronarët e kampionëve në fuqi në Francez i kanë ofruar Cristianons një pagë prej 50 mln euro në sezon, plot 20 më shumë se portugezi fiton të Juventusi. Lajmi u është komunikuar menaxherit të fituesit të pesë topave të artë, Mendezit. Klubi parisien ka në plan të shesë njërin mes Neymar dhe Mbappe dhe janë të gatshëm të shpenzojnë 140 mln euro për Cristiano Ronaldo, i cili do të sillte të ardhura të mëdha në klub nga marketing. Mësohet se kampionet në fuqi të Italisë nuk janë të interesuar për një ofertë të tillë por në futboll gjithçka mund të ndodhë.

Mediat në Itali raportojnë se drejtori sportive i Juventusit, Fabio Paratici ka vendosur të nxjerre në shitje mbrojtësin portugez Kanselo,  i cili vlerësohet 60 mln euro. Pasuesi i mbrojtësit të krahut të djathtë mendohet të jetë Tripier që aktivizohet te Totenham i cili kushton 35 mln euro. Mbrojtësi i skuadrës londineze ndiqej më parë edhe nga Napoli por klubi Italian hoqi dorë përfundimisht për Anesorin.

Sezonin e fundit është aluduar se ylli francez, Antuan Grizman ka pasur një akord me skuadrën e Barcelonës në muajin Mars kur Atletiko Madrid ishte në të ndeshjes me Juventusit në Ligen e Kampioneve.

Sipas Daily Mail, madrilenët janë të gatshëm të hapin një gjyq me Barcelonën pasi katalanasit kanë vepruar jashtë rregullave duke firmosur një para-kontratë me futbollistin para se të bisedonin me klubin./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!