“Skuadra është tepër cilësore”, Ancelotti i kënaqur me fitore në miqësoren me Manchester United

schedule13:58 - 27 Korrik, 2023

schedule 13:58 - 27 Korrik, 2023

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti është shprehur i kënaqur me fitoren dhe paraqitjen e të besuarve të tij në duel me Manchester Unitedin.

“Los Blancos” pas fitores ndaj Milanit në turneun amerikan, atje ku skuadra madrilene po përgatitet për sezonin e ri, ka triumfuar edhe kundër “Djajve të Kuq”, me rezultatin 2-0.
Strategu italian pas ndeshjes tha se skuadra e tij, bëri paraqitje mjaft të mirë, sidomos sipas Ancelottit në fraksionin e parë të kësaj sfidë.

“Ishte një ndeshje e mirë. Ne luajtëm mirë, veçanërisht në pjesën e parë, me intensitet të mirë”, tha ai.

“Ne u mbrojtëm mirë dhe luajtëm shumë më mirë se në ndeshjen e parë. Kemi pasur një qëndrim të mirë dhe një angazhim të mirë. Kemi një ekip me shumë cilësi dhe të përgatitur mirë fizikisht dhe teknikisht”, ka theksuar Ancelotti./ h.ll/abcnews.al