Trajneri Sylvinho thotë se Shqipëria është e motivuar në prag të ndeshjes me Italinë në EURO 2024 dhe se kuqezinjtë janë të gatshëm për sfidën.
Në konferencën për shtyp në Dortmund, Sylvinho nënvizoi se Italia është një ekip që mbrohet shumë mirë.
Lidhur me formacionin, Sylvinho deklaroi se është ende në dilemë se cili portier do të jetë titullar, Etrit Berisha apo Thomas Strakosha.
“Ju më njihni shumë mirë, ne kemi biseduar me njëri-tjetrin. Pas ndjeshjes së Moldavisë, ku e kemi stampuar biletën tonë për kampioantin evropian, tai 6 muaj më vonë, ndjenjat janë sikurse në atë ndeshje. Skuadra është shumë e motivuar, djemtë janë të gatshëm, do të jetë ditë e mrekullueshme për të përfaqësuar vendin tonë. Do të bëjmë më të mirën që mundemi.Kanë lojtarë që mund të ndryshojnë lojën, është e vështirë të thyhen. Në flasim në tërësi, Italia ka një armë të fortë, janë një ekip që mbrohen shumë mirë, mbajnë topin shumë mirë, kanë lojtarë që vrapojnë, kanë shkathtësi. Ne ende kemi një sesion stërvitje, ka gjëra që duhet t’i vendosim”, theksoi Sylvinho./abcnews.al

