Skuadra e Vllaznisë arrin marrëveshjen me Mirsad Jonuz

schedule18:15 - 17 Korrik, 2019

schedule 18:15 - 17 Korrik, 2019

Skuadra e Vllaznisë ka njoftuar se ka arritur marrëveshjen me trajnerin Mirsad Jonuz. Tekniku pritet të firmosë kontratën në ditët në vijim. Skuadra e Vllaznisë zgjidh përfundimisht çështjen e trajnerit. Klubi shkodran ka njoftuar se ka arritur marrëveshjen me ish-teknikun i përfaqësueses të Maqedonisë së Veriut, Mirsad Jonuz. Sipas klubit shkodran trajneri i ri do të firmosë kontratën me Vllazninë në ditët në vijim.

Pas firmave në kontratë me disa futbollistë të cilët do të jenë pjesë e skuadrës për sezonin e ardhshëm futbollistik, drejtuesit e klubit kanë vijuar punën edhe në aspekte të tjera.

Për këtë arsye, ditën e sotme është arritur akordi edhe me trajnerin që do të drejtojë ekipin e Vllaznisë në vijim. Njeriu i përzgjedhur për këtë arsye, është Mirsad Jonuz, një trajner shumë i njohur në Maqedoni dhe jo vetëm. Me z. Jonuz drejtuesit e klubit Vllaznia kanë rënë parimisht dakord për gjithçka sa i takon kushteve të kontratës dhe ai pritet që në ditët në vijim të mbërrijë në Shkodër për të firmosur kontratën dhe për t’u prezantuar zyrtarisht para mediave.

Pas kësaj, do të vihet në krye të ekipit për të filluar përgatitjet për sezonin e ri futbollistik, është njoftimi i skuadrës shkodrane. Vllaznia rikthehet këtë sezon në kategorinë superiore ku pritshmëritë janë të larta./ABC News Albania 24/7  

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!