Skuadra e Kukësit njofton largimin e Ylli Shametit

schedule17:15 - 13 Gusht, 2019

schedule 17:15 - 13 Gusht, 2019

Skuadra e Kukësit ka njoftuar largimin e Ylli Shametit pas 6 sezoneve me  verilindorët. Nënkampionët e Shqipërisë kanë ndryshuar organikën e sezonit të kaluar

Aventura e Ylli Shametit me Kukësin ka përfunduar. Një largim i cili nuk pritej në radhët e veri lindorëve por tashmë është fakt dhe beniamini i tifozëve kuksian nuk është më pjesë e nënkampionëve të Shqipërisë. Skuadra e Kukësit ka njoftuar largimin e Shametit dhe e falënderon për kontributin e dhënë për 6 sezone me radhë.

“Futboll Klub Kukësi falenderon Ylli Shametin për kontributin e dhënë me fanellën tonë. Gjatë 6 viteve me skuadrën kuksiane, ku shumicën e kohës si kapiten, qendërmbrojtësi ka qenë një nga futbollistët më profesionist në historinë e Klubit, si brenda ashtu dhe jashtë fushës së blertë.

35-vjeçari me skuadrën tonë arriti të fitonte Titullin Kampion, 2 herë Kupën e Shqipërisë si dhe Superkupën. Në arenën ndërkombëtare ka luajtur rol kyç, pasi ka ndihmuar ekipin në kualifikimet europiane.Me klasin dhe karakterin e tij prej lideri, ai i ka dhënë gjithmonë motiv bashkëlojtarëve, duke e çuar ekipin drejt sukseseve.

‘Mbreti’ i topave në ajër, por edhe shpesh herë autor golash, gjirokastriti do të jetë gjithmonë në zemrat dhe mëndjet e kuksianëve. Një profesionist si Ylli Shameti do ta ketë gjithmonë derën e Klubit hapur, edhe si pjesë e stafit teknik”.

Tashmë mbetet të shihet nëse Kukësi do të nënshkruajë me një pasues të Shametit apo do të përshtasë lojtarët që ka në dispozicion për të mbuluar rolin e 35 vjeçarit. /ABC News Albania 24/7