Skuadra e Interit interesohet për mesfushorin e Barcelonës, Ivan Rakitiç. Kroati nuk bën pjesë në planet e trajnerit Valverde dhe Interi është skuadra e vetme në garën për të transferuar 31- vjeçarin.
Skuadra e Interit shpreson për të nënshkruar me yllin e Barcelonës Ivan Rakitiç. Futbollisti kroat mesa duket e ka humbur vendin e titullarit pas afrimit të talentit të De Jong dhe rikthimit në top formë të spanjollit Buskets.
Pas ndeshjes me Chelsea, trajneri i Barcelonës, Valverde theksoi se Ivan Rakitiç duhet të djersisë më tepër për të mbajtur vendin e titullarit, një paralajmërim i qartë për atë që e pret sezonin e ardhshëm. Në kampin e spanjollëve janë të gatshëm të ndërmarrin një tjetër hap ndaj 31 vjeçarit.
Kontrata e Rakitiç përfundon në vitin 2021 dhe drejtuesit e katalanasve nuk janë të gatshëm për ti rinovuar kontratën. Zgjedhja e duhur për futbollistin është largimi ku vetëm skuadra e Interit ka shfaqur hapur interesimin për yllin ballkanas.
Nuk bëhen të diturat termat ekonomike që pretendojnë kampionët në fuqi të Spanjës por nuk përjashtohet opsioni i huazimit me detyrim blerje nga zi-kaltrit duke llogaritur që kanë një buxhet tejet të kufizuar në këtë merkato.
Trajneri Konte ka kërkuar yje për të konkuruar denjësisht me Juventusin. Përgjigja ka qenë pozitive nga administratori i deleguar Bepe Marota dhe tashmë priten zhvillime të reja./ABC News Albania 24/7