Besa dhe Dinamo mund të sfidojnë njëra- tjetrën për të caktuar skuadrën që do të ngjitet në kategorinë Superiore pasi Skënderbeu mund të mos luaj sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit shqiptar.
Në ditët në vijim priten zhvillime të reja për fatet e disa klubeve dhe Superligës. Skuadra që rrezikon më tepër për të mos luajtur sezonin e ardhshëm në superior është Skënderbeu. Vendi i lëne bosh do të zëvendësohet me një ekip nga kategoria e parë. Dinamo dhe Besa u renditën në vend të dytë në grupet respektive në kategorinë e parë dhe ideja më e fundit është një përballje mes tyre për të përcaktuar skuadrën që do të ngjitet në elitën e futbollit shqiptar.
Ndeshja aludohet se mund të zhvillohet në datën 5 ose 6 Gusht por vështirë se mund te ndodhe. Kjo pasi fillimisht duhet të mblidhet komisioni i licencimit në datën 7 Gusht dhe më pas Komiteti Ekzekutiv ku do të vendosen fatet e futbollit shqiptar dhe nuk përjashtohet as mundësia e shtyrjes së kampionatit. Gjithsesi në kampin e Dinamos janë optimist se do të ngjiten në Superligë dhe kanë vijuar punën për të përgatitur skuadrën. Drejtuesit e klubit kryeqytetas po shqyrtojnë mundësinë për të zhvilluar ndeshjen në stadiumin e Kamzës e licensuar për sfidat e Kategorisë Superiore. Kategorisë superiore pritet t’i rikthehet një emër i madh që mungon prej vitesh në elitën e futbollit shqiptar./ABC News Albania 24/7