Duket se mbrojtësi Milan Skriniar do të ndryshojë klub gjatë verës. Siç u bë e ditur për gazetarët e Le Parisien, 27-vjeçari sllovak pranoi një transferim te PSG.
Interi u përpoq të negocionte me Milan Skriniar për të zgjatur kontratën megjithatë, këto negociata nuk u sollën “nerazzurrëve” rezultatin e dëshiruar.
Milan Skrinjar ka luajtur për Interin që nga vera e vitit 2017. Që atëherë, sllovaku ka luajtur 241 ndeshje për ekipin, në të cilat ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 5 asistime. /G.D abcnews.al/