Skriniar përfundon operacionin me sukses, mbrojtësi sllovak mbetet nën “mbikëqyrjen” e mjekëve të PSG

schedule16:50 - 20 Prill, 2023

schedule 16:50 - 20 Prill, 2023

Pas 6 sezonesh si “lider” i mbrojtjes “zikaltër”, Milan Skriniar vendosi të largohej nga Milano në drejtim të Parisit, aty ku nga 1 korriku do fillojë “aventurën” e tij të re te “gjigandët” e PSG, mirëpo “lamtumirat” e tij nga Inter nuk ishte më e mirë e mundshme.

Sllovaku u dëmtua në shpinë gjatë ndeshjes së kthimit me Porton, në fazën e 1/8-ve të Champions League, duke e detyruar kështu qendërmrbojtësin t’i nënshtrohej një operacioni në shpinë dhe do t’i duhen rreth 30-40 ditë për t’u rikthyer në fushën e blertë, çka do të thotë në fund të sezonit aktual.

Operacioni u krye në Paris, natyrisht me miratimin e klubit “zikaltër”, si dhe nën vëzhgimin e mjekëvë të PSG. Ndërkaq, para operacionet Skriniar reagoi personalisht në rrejtet sociale, ku tha se ndërhyrja është e domosdohme dhe se do të punojë për t’u rikthyer shpejtë në fushën e lojës. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!