Skriniar objektiv sërish, oferta e fundit e PSG mund të kënaqë Interin

schedule09:19 - 19 Gusht, 2022

schedule 09:19 - 19 Gusht, 2022

PSG nuk dorëzohet për Milan Skriniar, duke parë që mbrojtësi nuk po rinovon me Interin. Zikaltrit nuk po ia ofrojnë 6 milionë euro në sezon dhe një vit para skadencës së kontratës shitja mund të kthehet në një detyrim.

Kampionët e Francës kanë gati ofertën e fundit, 60 milionë euro plus 5 milionë të tjera në formë bonusesh. Ajo përafrohet me kërkesën e Interit për 70 milionë euro dhe duhet menduar mirë.

Veç kësaj tek Interi duhet të mendojnë edhe për një pasues dhe një okazion në merkato është Francesco Acerbi, të cilin mund të marrin te Lazio për një shifër të ulët. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!