Interi i hedh sytë sërish në Angli, aty ku ka një objektiv për qendrën e mbrojtjes. Belgu Jan Vertonghen del lojtar i lirë në verë dhe deri më tani nuk ka një marrëveshje me Tottenham, skuadër që kohët e fundit po e aktivizon pak 32-vjeçarin. Pas tetë vitesh në Londër ai e mendon një eksperiencë të re.
Ajax është dëshira e lojtarit për të mbyllur karrierën, por ndërkohë e josh një aventurë tek Interi. Aty do të gjente Christian Eriksen, që kaloi nga Tottenham te zikaltrit, si dhe sulmuesin Romelu Lukaku, shok në kombëtaren belge.
Mourinho do e donte në skuadër Vertonghen, por bisedimet për rinovimin e kontratës kanë ngecur. Interi është vënë në lëvizje, teksa ka nisur kontaktet e para dhe kërkon të shtojë transferimet nga Anglia drejt Serie A.
Më parë, veç Lukaku e Eriksen, zikaltrit kanë transferuar nga Premier League edhe Victor Moses dhe Ashley Young. Vertonghen do të ishte një alternativë e mirë për Conte, ndërkohë që Interi mund të humbasë Milan Skriniar, pasi për të ka oferta të shumta nga klubet e mëdha europiane. /abcnews.al